TIRANË-Ushtron dhunë të përsëritur fizike ndaj motrës, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë.
 
Leonard N. është arrestuar dje pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike me sende të forta ndaj motrës së tij.
 
Nga goditjet 19-vjeccarja L. N. 19 vjeçe ka marrë dëmtime në trup dhe kokë. 
 
Ndërsa po dje 31-vjeçari Olsi F. është arrestuar në Tiranë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes E. F., 23 vjeçe, të cilës i'u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com