Tiranë, goditi me shuplakë
zv/drejtorin, 4 muaj burg nxënësit

Tiranë, goditi me shuplakë<br />zv/drejtorin, 4 muaj burg nxënësit
TIRANE- Një 19-vjeçar, nxënës në njërën prej shkollave të kryeqytetit është dënuar me 4 muaj burg, për shkak se ka rrahur nëndrejtorin e shkollës ku studionte, Falmur Mehmetaj. Vendimi është marrë në 5 maj nga gjykata e Tiranës e cila shpall fajtor nxënësin Ilirjan Gega për akuzën e Goditjes për shkak të detyrës dhe dënimin e tij me 4 muaj heqje lirie. Ky dënim sipas gjyqtarit Altin Abdiu, duhet të pezullohet dhe nxënësi të vihet në shërbim prove tre vjeçare dhe të mos kryejë asnjë krim.

Shkak i këtij konflikti ka qënë se Ilirjan Gega kishte bërë shumë mungesa pa arsye. Mësuesja kujdestare më datën 14 nëntor 2012, i ka dërguar emrin në drejtorine e shkollës të pandehurit Ilirjan Gega dhe një nxënësi tjetër të quajtuar Eduart Islamaja. Po këtë ditë me këta dy nxënës ka marrë takim zv/drejtori i shkollës Flamur Mehmetaj  dhe u ka kërkuar atyre që të nesermen të shkonin  në shkollë të shoqëruar me prindërit e tyre. Më datën 15.11.2012,  personi nën hetim Ilirjan Gega, është paraqitur në shkollë pa prindin dhe ka tentuar hynte në shkollë, mbasi sipas shpjegimeve të tij, do të merrte një dokument nga drejtoria e shkollës, për  të vazhduar studimet  në një shkollë  tjetër.

Në kohën që ka tentuar të hyjë ne shkollë, në portën e hyrjes ndodhej zv/drejtori i shkollës Flamur Mehmetaj, i cili i ka bërtitur me zë te lartë të pandehurit duke i thënë  dil jashtë dhe e ka shtyre me dorë. Në këtë moment i pandehuri Ilirjan Gega e ka goditur të dëmtuarin Flamur Mehmeti me pëllmbë në fytyrë. Kallzuesi Flamur Mehmeti ka bërë kallzim penal lidhur me kete veprim të të pandehurit Ilirjan Gega dhe  eshte paraqitur ne Institutin e mjekësisë ligjore për ekzaminim.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike