Një 67 vjeçare në Tiranë ka rënë pre e një vjedhjeje teksa ka qenë duke hyrë në pallatin ku banonte.

Të moshuarës i kanë vjedhur varësen e floririt nga qafa, duke e goditur me grusht në momentin që ka qenë duke hyrë në pallatin ku ajo banonte në rrugën “Sitki Çiço”.

E moshuara është dërguar në spital ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe menjëherë pas mjekimit është larguar për në banesën e saj.

 Policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Njoftimi i policisë:

Vjedhja në Tiranë, të moshuarës I marrin varsen e floritit nga qafa
Më datë 30.07.2017 në rrugën “Sitki Çiço”, në hyrje të pallatit, shtetases E.I, vjeç 67, banuese në Tiranë, duke e goditur me grusht, i kanë vjedhur me dhunë nga qafa varësen e floririt, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 139 i Kodit Penal. 

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com