Një i ri ka tenruar të vetëvritet me thikë në kryeqytet. Mësohet se njgjarja ka ndodhur dy ditë më parë, teksa i lënduar ka mbetur një 21 vjeçar. Nga burime zyrtare të policisë, mësohet se i riu me inicialet M.A., banues në Tapizë, goditi veten me thikë në rrugën “Asim Vokshi” në kryeqytet. Pas kësaj, 21 vjeçari u dërgua në qendërn spitalore “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime bëjnë me dije se dyshimet e para ‘flasin’ se 21 vjeçari e kreu këtë veprim në kushte depresioni. Materialet për këtë rast i referohen Prokurorisë së Tiranës për vlerësim .
/Shqiptarja.com









