TIRANE - Një efektiv policie është ndaluar ditën e sotme nga uniformat blu, pasi është konstatuar se duke qarkulluar me motor, ka shkelur rregullat e qarkullimit, duke kaluar me semafor të kuq.
Efektivi i ndaluar është Naim Visha, punonjës i policisë në komisariatin nr.4 në Tiranë. Sipas policisë, Visha është konstatuar rreth orës 13:00 të ditës së sotme në rrugën e Dibrës duke kaluar me motorin policisë me semafor të kuq.
Menjëherë pas konstatimit është bërë i mundur ndalimi i tij, ndërsa është përpiluar procesi i konstatimit për shkjelje të semaforit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com