Policia e Tiranës ka ndërmarrë këtë të premte një sërë kontrollesh automjetesh , personash dhe lokalesh. Si rezultat, 4 persona kanë rënë në pranga, mes tyre një i kërkuar.
Sipas të dhënave të policisë nga kontrolli i 155 mjeteve, 3 prej tyre janë shoqëruar në komisariat, po ashtu janë kontrolluar 66 lokale si dhe janë kontrolluar 121 persona.
Policia e Tiranës nga kontrollet e kryera ka arrestuar në flagrancë 4 persona, 2 prej të cilëve Mahmmed Mamon Ahmed, 21 vjeç dhe Anton Nokaj, 49, vjeç, iu gjet nga një qese farmaceutike me lëndë narkotike cannabis sativa.
Po ashtu u arrestua 20 vjeçari me iniciale D. K, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me targa TR2541 F, i është gjetur një radio marrëse–dhënëse, e zezë, si ato të policisë.
Nga ky operacion u bë e mundur edhe arrestimi i Jetmir Turiçit, 21 vjeç lindur në Mat dhe banues në Tiranë, i cili ishte i shpallur në kërkim. Turiçi ishte shpallur në kërkim pasi pasi më datë 19.09.2015 ka marrë me qera një automjet me targa AA 346 TX, pranë një firme private duke i vënë në dizpozicion për përdorim personit në kërkim shtetasit V. G, vepra penale "Përkrahje e autorit të krimit” të parashikuar nga neni 302 i K.Penal.
Ndërsa gjatë kontrolleve në lokale, policia konstatoi në rrugën “Sitki Çiço”, në ambientet e lokalit të 20-vjeçarit me iniciale K.K i cili po procedohet në gjendje të lirë, aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit, ndërsa në cilësinë e provës u bllokuan 2 pajisje elektronike(lojra fati), dhe një tavolinë pokeri, pa dokumentacion.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com