Tiranë, kremtohet sot dita
ndërkombëtare e gjuhës amtare

Tiranë, kremtohet sot dita <br />ndërkombëtare e gjuhës amtare
TIRANË - Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes organizoi sot në kuadër të “Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare” një konferencë me qëllim vënien në dukje të vlerave gjuhësore, kulturore dhe artistike të gjuhës shqipe dhe të gjuhëve të minoriteteve etnike dhe kulturore brenda vendit tonë.

Është hera e pare, që kjo ditë po festohet në Shqipëri, në bashkëpunim me Komunitetin Shtetëror të Minoriteteve. Pas kumtesës së akademikut Jorgo Bulo për rëndësinë e gjuhës për shoqërinë dhe kulturën në përgjithësi. Konferencën e përshëndetën minoritetet, grek, maqedonas, serbo-malazez, rom e armen-vllah.

Mbrojtja e gjuhëve në botë, lufta kundër zhdukjes së tyre dhe ruajtja e identitetit të kombeve nëpërmjet gjuhës, janë qëllimet kyçe të manifestimeve, që sot organizohen në nivel botëror. Ndaj në nëntor të vitit 1999 UNESCO e ka shpallur 21 shkurtin si "Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare".

Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare është festuar çdo vit për të promovuar diversitetin gjuhësor dhe kulturor dhe shumëgjuhësinë. Kjo datë ka marrë shkak nga demonstratat e nxënësve për njohjen e gjuhës Bangla, e cila ishte një nga dy gjuhët që flitej në Pakistan.

Shqipëria ka ratifikuar në vitin 2006 konventën e UNESCO-s "Për ruajtjen e diversitetit kulturor" dhe konventën "Për trashëgimi kulturore". Aktualisht në listën kombëtare të "Kryeveprave të trashëgimisë kulturore shpirtërore" janë vënë si pasuri kulturore dialekti geg dhe tosk.

(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit