TIRANË - Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një personi ka ndodhur në bulevardin “Zhan D’Ark” në kryeqytet. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 21:20 të ditës së sotme, kur një makinë ka përplasur një motorr.
Burime nga Policia e Tiranës, kanë bërë të ditur se, drejtuesi i motorrit, Petrit Shehaj ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ka ndaluar menjëherë drejtuesin e makinës me targa AA 186 HR, i cili është shoqëruar për tu marrë në pyetje.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com