TIRANE - Trotuaret e bllokut vazhdojnë të jenë të zëna edhe pas aksioneve të marra kohët e fundit. Këtë herë jo më nga tavolinat dhe karriget e lokaleve por nga makinat e parkuara aty.
Ndonëse është jashtë të gjitha rregullave të drejtimit, të ngjesësh makinën në trotuarë, një pjesë e mirë e shoferëve i lënë makinat aty për orë të tëra.
Aksioni i fundit i marrë nga policia bashkiake për pezullimin e të gjitha aktiviteteve që ishin shtrirë në trotuaret e bllokut, ju ka hapur hapsira të mjaftueshme shoferëve për të parkuar makinat e tyre në trotuare.
Edhe pse polici rrugor qendron vetëm disa metra nga hyrja e Bllokut, këto shoferë e injorojnë këtë fakt duke bërë që pothuajse gjithë ditën trotuari i bllokut të jetë i zënë.
“Na e kanë zënë të gjithë rrugën, makina në rrugë, makina në trotuar, po ne ku të kalojmë?” Kjo është përgjigja që na dha sot një banor i lagjes i pyetyr për problemin në fjalë.
Ky është një shqetësim që i pranishëm prej kohësh zonën e Bllokut dhe jo vetëm ,dhe që është trajtuar nga mediat edhe herë të tjera por që vazhdon të jetë aktual edhe sot. Makinat e parkuara vend e pavend në këtë zonë, sjellin probleme të shumta në lëvizjen e këmbësorëv, të cilët ndjehen të irrituar nga ky shqetësim i vazhdueshëm.
Shkrimi u publiku sot(31.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com