Tiranë, ministri izraelit premton risi
teknologjike dhe marka të mëdha

TIRANË – Ministri izraelit i Bujqësisë që ka ardhur sot në Tiranë dhe është pritur nga Presidenti Nishani, ka premtuar se Izraeli do të sjellë në Shqipëri, më shumë eksperiencë në fushën e teknologjisë si dhe emra të mëdhenj në fushën e industrisë, patenta e marka të njohura, në atë që njihet në ekonomi me termin “know-how”.

Duke mirëpritur vlerësimet e Nishanit për intensifikimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve,  Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Izraelit, Yair Shamir tha se “kjo vizitë zhvillohet në vazhdën e takimeve të nivelit të lartë në Izrael dhe është shprehje e miqësisë dhe bashkëpunimit shqiptaro-izraelit që kanë rrënjë të thella historike dhe e siguroi Presidentin se, në vijim, pala izraelite do të sjellë më shumë eksperiencë në fushën e teknologjisë dhe “knoë hoë”.

Nishani dhe Shamir evidentuan ndjenjat e simpatisë së ndërsjellë ndërmjet dy popujve tanë dhe rolin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë periudhës së Holokaustit dhe, në këtë frymë, u shprehën optimistë për të ardhmen e lidhjes dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet