TIRANE - Një motorr ka përplasur një të moshuar mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në bulveradin “Zhand D’Ark” pranë katedrales katolike të “Shën Palit” në kryeqytet.
Mësohet se si rezultat i përplasjes, i moshuari ka pësuar lëndime por që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Shqiptarja.com sjell foto nga vendi i ngjarjes ku duket i moshuari në gjendje shoku, e denoncuar nga qytetarët në rubrikën “Raportoni Ju”.
Deri më tani nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit dhe nëse është ndaluar drejtuesi i automjetit. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com