Tiranë, muzika e lartë
“çmend” banorët e ish-bllokut

Tiranë, muzika e lartë<br />“çmend” banorët e ish-bllokut
TIRANE- Agjencia rajonale e Mjedisit ka nisur një aksion fundjavën që kaloi ndaj të gjitha lokaleve të natës në kryeqytet për respektimin volumit të muzikës që lëshojnë. Në fundjavë muzika e lartë lejohet nga ora 19.00- 24.00, ndërsa për ditët e tjera të javës nga 09.00-23.00. Kush nuk e respekton këtë orar, do të ndëhskohet me 50 mijë lekë gjobë.
 
Thonë që muzika i bën mirë trurit të njeriut, por për banorët e ish-bllokut në Tiranë, ajo është kthyer në një makth që s’ka fund as ditën e as natën. Edhe nëse janë të lodhur, janë të sëmurë, kthehen në shtëpi pas një ditë të ngarkuar pune dhe duan të pushojnë, për ta kjo është një msion i pamundur. Kjo pasi lokalet e shumta që kanë poshtë shtëpive, anash tyre, lart tyre, e kanë gjatë gjithë kohës, mëngjes apo natën vonë, volumin e muzikës që lëshojnë në maksimum. Ata shprehen për “Shqiptarja.com” se janë gëzuar në kuptimin e vërtetë të fjalës, kur fundjavën e kaluar, inspektorët e mjedisit, i kontrolluan dhe i detyruan të ulin volumin e muzikës.

“Përveçse nuk flemë dot vetë, na lanë edhe fëmijët pa gjumë. Ne detyrohemi të rrimë zgjuar deri kur ata e mbyllin lokalin. Jemi në pikë të hallit”- na thotë Shpresa, një zonjë rreth të 50-ave, e cila tregon se ka në shtëpi nipin një vjeçar. “Është një tmerr i vërtetë. Kemi një pub, në katin e parë të pallatit dhe kur ata ndezin muzikën, fillon e dridhet gjithë shtëpia. Nuk rrihet moj po të them”, - thotë e irrituar Shpresa. Të njëjtin hall kanë edhe të tjetër, por për ata që janë në prag pensioni duket se halli është i padurueshëm. “Na e kanë bërë jetën të vështirë, nuk mund të komunikojmë asnjë moment lirshëm me njëri-tjetrin.

Poshtë kemi një lokal që e mban muzikën në maksimum, dritaret jo vetëm që nuk i hapim, as dimër e as verë, por edhe masat mbrojtëse që kemi marrë nuk na kanë dhënë efekt dhe muzika prap na vjen drejt e në shtëpi. Ç’taksirat kemi ne moj të dëgjojmë pa fund bam-bumet e këtyre. Ka kohë për to, ne duam të qetësohemi. Me thënë të drejtën pas atij aksionit i kemi bërë disa orë më shumë gjumë dhe kemi qenë më të qetë. Të shpresojmë që ky aksion të mos jetë i rastësishëm, por të vendosë rregulla”, - na thotë ai. Ndërkohë që specialistët e Agjencisë rajonale të Tiranës, kanë deklaruar se aksioni i fundjavës do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Banorët e kësja zone, thonë se prej vitesh nuk gjejnë qetësi asnjë moment, dhe për këtë janë ankuar disa herë në polici, por përgjigjia që ata kanë marrë ka qenë sa për të larë “gojën”. “ne kemi telefonuar shumë pra policisë bashkiake. Policia bashkiake vjen dhe bën sikur punon. Shkon tek ata të lokalit dhe u thotë “o çuna po uleni pak muzikën ore se janë ankuar banorët, po i lini pa gjumë” edhe ikin. Ata të lokalit bëjnë sikur po zbatojnë urdhrat deh sa po largohen ata të bashkisë sërish e ngerënë zërin në maksimum. 

Po pësojmë dëmtime jo vetëm në dëgjim, por edhe psikologjike, pasi jetojmë gjithmonë nën një presin të madh zhyrme. Sigurisht që muzika është e mirë për veshët, por kur e dëgjon me masë, jo si këtu ku jemi ne: Mëngjes, drekë, darkë. Shpresojmë që aksioni i nisur nga këta të mjedisit të jetë me të vërtetë, dhe jo sia aksionet që ka bërë deri më tani bashkia që bën sikur bën aksione, ndërsa ne vuajmë pasojat”, - na thonë banorët, të cilët ankesat i kanë për emra konkretë lokalesh që ndodhen në këtë zonë mjaft të frekuentuar të kryeqytetit.
 
 Shkrimi u publikua sot (24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë