TIRANË - Drejtorisё sё Policisё sё Qarkut Tiranё në dy ditët e fundit ka proceduar 7 persona për ndërtime të paligjshme në kryeqytet.
Nga Komisariati i Policisё nr.2 filloi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit Mario D., vjeç 67, banues në Tiranё, pasi nё katin e parë të njё pallati nё Tiranë, ky shtetas ka bёrё njё ndërtim pa lejen pёrkatёse, me njё sipёrfaqe 4.5 x 4.5 m2.
Nga Komisariati i Policisё nr.3 filloi procedimi nё gjendje tё lirё ndaj 6 personave, pёrkatёsisht: Kujtim N., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi nё ish godinën ekzistuese ka bërë ndërtim pa lejen e organeve pёrkatёse; Sadik C., vjeç 53, banues në Tiranë, pasi nё ish-godinën ekzistuese ka bërë ndërtim pa lejen e organeve pёrkatёse; Fatmir H., vjeç 56, banues në Tiranë, pasi në katin e dytë të banesës ka bërë një ndërtim pa leje të organeve pёrkatёse; Hazbi H., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në katin e dytë të banesës ka bërë një ndërtim pa leje të organeve pёrkatёse.
Po ashtu nga Komisariati i Policisё nr.3, dje u kryen veprimet proceduriale dhe u pёrcaktuan dëmtimet e ndodhura në banesën e shtetasit K.K., nga punimet e kryera nga njё Agjenci Imobilare, qё po ndryshonte destinacionin e njё ambienti nё pallatin ku banon shtetasi K.K., duke i shkaktuar atij dëmtime nё banesё (pësuar krisje dhe plasaritje tё disa prej mureve të banesës). Kёto struktura filluan procedimin penal ndaj shtetasve: Sefer K., vjeç 49, banues në Tiranë; Gjolek K., vjeç 49, banues në Vlorё.
Materialet procedurale nё ngarkim tё kёtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “shkatërrim i pronës” dhe “ndërtimi i paligjshëm”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com