Tiranë, Petra Conti dhe Eris Nezha
protagonistë të baletit Zhizel

Tiranë, Petra Conti dhe Eris Nezha<br />protagonistë të baletit Zhizel
TIRANË- Petra Conti dhe Eris Nezha do të jenë protagonistët e baletit “Zhizel”, të Shtunën dhe të Dielën, më 8 dhe 9 Shkurt në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Nga balerinë të parë të Teatrit “La Scala” në Milano, tani si balerinë kryesorë të “Boston Balet”, Petra Conti dhe Eris Nezha do të shoqërohen nga trupa e baletit dhe orkestra simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Petra Conti, me baba italian dhe nënë polake, u diplomua në vitin 2006 në Akademinë Kombëtare të Kërcimit në Romë me Maestro Zharko Prebil dhe pas një viti specializimi në Marijinsky të Shën Petërburgut si dhe një sezoni në "Bavarian State Ballet" të Monaco-s, debutoi në vitin 2009 në Teatrin La Scala pikërisht me rolin e Zhizel.

Eris Nezha u diplomua në Akademinë e Kërcimit në Tiranë në vitin 1997, më tej u zhvendos në Milano dhe, pas një viti formimi në Teatrin Carcano, u pranua në Shkollën e Baletit të La Scala, ku u diplomua në vitin 2002. Që nga ai moment ka marrë pjesë në shfaqje të ndryshme me trupën e baletit.

Viti 2011 ka qenë viti i suksesit për të dy artistët. U zgjodhën nga drejtoti Makhar Vaziev, Balerinë të Parë të Teatrit "La Scala" gjatë turneut në Bolshoi në Moskë me baletin "Ëndrra e një nate vere".  Në të njëjtin vit u nderuan me çmimin "Premio Danza&Danza" si Interpretuesit më të Mirë të vitit.

Petra Conti dhe Eris Nezha, përveçse çift në punë janë edhe çift në jetë. Që nga viti 2013 ata janë “principal dancers” të “Boston Balet”.
 
Pjesëmarrja e çiftit të artistëve me famë ndërkombëtare në veprën e famshme të Adolf Adam -it u bë e mundur në sajë të mbështetjes së Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane