Një 31-vjeçar nga Tirana është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për një ndërtim pa leje. Arrestimi i 31-vjeçarit, Dritan Molla është bërë nga forcat e Komisariatit numër 6 në kryeqytet, pasi ka ndërtuar një pallat 8-katësh pa leje në rrugën “Aleksandri i Madh”.
 
Mbi 31-vjeçarin rëndon akuza për “ndërtim pa leje”, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluar prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.