Pas mbledhjes së qindra firmave, një përfaqësi e banorëve të njësive administrative Ndroq, Vaqarr dhe Rrashbull kanë dorëzuar një peticioni në Kryeministri dhe në Ministrinë e Transportit. Peticioni përmban kërkesën për ndërhyrje në infrastukturën e amortizuar përgjatë segmentit Vaqarr-Plepa. Banorët shpresojnë që qeveria të planifikojë ndërhyrje përgjatë këtij aksi nacional, duke u shprehur se jeta e tyre është vështirësuar nga gjendja e rrugës. Banorët kanë paralajmëruar se do të nisin një valë protestash, deri me bllokim e këtij aksi nacional, nëse nuk ndërhyet për përmirësimin e kësaj rruge.
/Shqiptarja.com









