Tiranë, ngacmon seksualisht
të renë, ndalohet 40-vjeçari Kaci

Tiranë, ngacmon seksualisht<br />të renë, ndalohet 40-vjeçari Kaci
TIRANË - Ngacmon seksualisht një 22-vjeçare, vihet në pranga një 40-vjeçar. Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, gjatë ditës së hënë, kanë ndaluar Tahir Kacin, me origjinë nga Dibra, por banues në Babrru.

Sipas burimeve zyrtare nga uniformat blu të kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00 të ditës së hënë në zonën e Unazës së Re.

Kaci dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka përdorur dhune ndaj një vajze 22-vjeçare. Kanë qenë efektivët e komisariatit të policisë numër 6 në Tiranë, të cilët kanë bërë arrestimi në flagrancë të 40-vjeçarit Tahir Kaci, 40 vjeç, lindur në Diber  dhe banues ne Babrru, Tirane.

Pas arrestimi të tij, dosja me materile i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për akuzën e “ngacmimit seksual”.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca