TIRANE - Drejtoria Arsimore e Qarkut të Tiranës ka nisur dje konkursin për 17 drejtorë shkollash në komuna të ndryshme të kryeqytetit. Konkursi është zhvilluar dje në fazën e tij të parë në ambientet e Drejtorisë Arsimore Rajonale Tirana Qark ku komisioni i ngritur ka në përbërje të tij përfaqësues nga bordi i prindërve, përfaqësues nga bordi i mësuesve, përfaqësues të pushtetit vendor dhe dy mësuesit më të vjetër të çdo shkolle.
Sipas të dhënave nga DAR Qarku Tiranë rezulton se janë 55 kandidatë për 17 vende të lira pune. Sipas procedurës së ndjekur, komisioni i vlerësimit pasi shqyrton dosjen e çdo kandidati realizon edhe intervistimin ku çdo anëtar i komisionit ka 5 pikë maksimale vlerësimi në dispozicion për çdo kandidati. Nga kjo fazë, dy kandidatët që grumbullojnë më shumë pikë do të kalojnë në fazën e dytë ku intervista do të realizohet me drejtuesen e drejtorisë arsimore.
Por sipas arsimtarëve kandidatët më të favorizuar mbeten drejtuesit aktualë të shkollave që kanë ushtruar detyrën të komanduar, pasi bordi i prindërve dhe mësuesit e shkollës kanë njohje edhe të mëparshme krahasuar me një arsimtar që synon këtë post por që nuk ka qenë pjesë e kësaj shkolle.
Kandidatët konkurrojnë për shkollat:
Shkolla e M. e Bashkuar, Baldushk
Shkolla e M. e Bashkuar, Pezë
Shkolla e M. e Bashkuar, Prezë
Shkolla e M. e Bashkuar, Kashar
Shkolla e M. e B. Farkë e Madhe
Shkolla e M. Vorë
Shkolla e M. Ndroq
Shkolla 9 vjeçare Ahmetaq
Shkolla 9 vjeçare Fushë Prezë
Shkolla 9 vjeçare Ndroq
Shkolla 9 vjeçare Lalm
Shkolla 9 vjeçare Farkë e Vogël
Shkolla 9 vjeçare Vorë
Shkolla 9 vjeçare Tzberisht
Shkolla 9 vjeçare Kashar Kodër
Shkolla 9 vjeçare Pezë e Vogël
Shkolla 9 vjeçare Mëzez Kodër
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com