TIRANE- Një tjetër aksident ka ndodhur pranë sheshit "Avni Rustemi" në kryeqytet mbrëmjen e sotme. Një motor është përplasur me një makinë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, dhe gjatë kontrollit drejtuesit të motorit i është gjendur një armë pa leje, tip "kallashnikov".
Nga sa mësohet, drejtuesi i motorit, Fabjol Lile, ishte nisur për të vrarë personin që i ka vrarë vëllanë para disa kohësh.
Pas grindjes me drejtuesin e mjetit me të cilin është përplasur, Lile ka tentuar të qëllojë edhe drejt tyre.
Policia ka arrestuar autorin, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com