Tiranë, nisja e vitit të ri shkollor,
bashkia: Të gjitha shkollat gati

Tiranë, nisja e vitit të ri shkollor,<br />bashkia: Të gjitha shkollat gati
TIRANË - Me nisjen e vitit të ri shkollor, bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se të gjitha objektet mësimore do të hapen. Për këtë arsye, ka folur drejtori i Ndërmarrjes numër 3 në Bashki, Alfons Muça, i cili ka hedhur poshtë akuzat e ASHR-së (Autoriteti Shëndetësor Rajonal) se 4 shkolla nuk i plotësojnë kushtet.

“Bashkia e Tiranës ka marrë të gjithë masat për restaurimin, mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e një pjese të madhe të shkollave të Tiranës. Kemi mundësuar rikonstruksionin e 4 shkollave të kryeqytetit, nga të cilat 2 kanë përfunduar dhe janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor”, tha Muça.

Ai është pyetur për raportin e ASHR, sipas së cilit 4 shkolla kanë probleme dhe duhet të mbylleshin.

“Kemi pasur lidhje dhe kontakte të herëpashershme me të gjithë autoritetin e Shëndetit Publik, kemi marrë masa, kemi bërë evidente dhe kemi realizuar të gjithë detyrat që ata kanë lënë. Kjo është një ndër ato shkolla, “Siri Kodra”, e cila është përmendur nga Autoriteti i Shëndetit Publik dhe është bërë restaurimi i plotë i kësaj shkolle”, ka bërë të ditur Muça.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 vitesh dhe 29 ndeshjesh, Gjasula e mbyll me kombëtaren: Plotësova ëndrrën, tani i hap rrugën të rinjve

Pas 5 vitesh dhe 29 ndeshjesh, Gjasula e mbyll me kombëtaren: Plotësova ëndrrën, tani i hap rrugën të rinjve