TIRANE- Është vënë në ndjekje të policisë, rreth orëve të para të mëngjesit, një automjet tip ‘Audi Q7’ pasi nuk i ndaloi urdhrit të patrullës. Në automjet mendohet se udhëtonin persona që cilësohen si të dyshuar.

Gjatë ndjekjes së automjetit efektivët kanë qëlluar në drejtim të gomave të automjetit duke i shpuar ato. Menjëherë pasi konstatuan problemin, autorët kanë braktisur mjetin e tyre dhe janë larguar në këmbë për ti shpëtuar arrestimit.

Pas rreth një gjysmë ore ndjekje efektivet se grupit ‘Shqiponja’ bënë të mundur arrestimin e Gerti Alushit, një prej personave që dyshohet se ka qënë i pranishëm në mjetin tip ‘Audi Q7’. Policia vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)