TIRANE - Një 25 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi nuk ka pranuar t’i ndalojë postbllokut të forcave blu. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Wilson” në kryeqytet, ku në prangat e policisë ka rënë Kljdi Kodra nga Laçi.
Arrestimi i tij është kryer nga Njësia Operacionale e Policisë së Tiranës, pasi 25 vjeçari ka kundërshtuar forcat e policisë, duke mos iu bindur urdhrit për t’i ndaluar postbllokut të uniformave blu.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, policia ka zbuluar dhe dhe sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë.
Gjithashtu nga verifikimet e kryera, rezulton se 25 vjeçari është një person me precedent penalë, pasi ai është arrestuar dhe dënuar tre herë të tjera për tentativë vrasjeje.
Ai është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ndërsa materialet ndaj tij i kanë kaluar Prokurorisë për veprat penale të “Kundërshtim të forcave të policisë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tiranë, plagoset Kodra, i dënuar më parë për tentativë vrasje