Tiranë, nxënësit e shkollave vizitë
në Drejtorinë e Policisë së Shtetit

Tiranë, nxënësit e shkollave vizitë<br />në Drejtorinë e Policisë së Shtetit
TIRANE- Në kuadër të projektit “Policia e hapur dhe policia e komunitetit”, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është vizituar nga nxënës të shkollave të kryeqytetit.

Pas vizitave në ambjentet e Drejtorisë së Policisë dhe njohjes nga afër me disa sektorë, nxënësit janë pritur në takim dhe nga Drejtori i Përgjithshëm Artan Didi.

Në bashkëbisedim me nxënësit, Didi shpjegoi disa prej pikëpamjeve të tij për policimin në komunitetit, duke garantuar se “polici do të jetë një shok dhe një mik besnik i tyre”.

Ndërsa nxënësit shfaqën një interes të vecantë dhe për fenomenin e gjakmarrjes duke kërkuar informacion nga drejtuesit e policisë.

Në përfundim vetë nxënësit u shprehen se ideja për të vizituar policinë është e nevojshme, pasi ata shpesh herë e perceptojnë punonjësin e policisë me forcën.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij