Tiranë, operacionet “Mesnata” e
“Navigatori 3”, në pranga 5 grabitës

Tiranë, operacionet “Mesnata” e<br />“Navigatori 3”, në pranga 5 grabitës
TIRANE- Policia e kryeqytetit ka mundur të arrestojë 5 persona të dyshuar si autor të grabitjeve me dhunë dhe armë në kryeqytet. Me operacionet ’’Mesnata” dhe “Navigatori III”, janë arrestuar shtetasit Mikel Koprella, 24 vjeç, Dedë Korriku, 19 vjeç, Arjan Cikollari, 43 vjeç, Ardjan Berezi, 43 vjeç, Ingrid Zeqo, 33, vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi Erald Kurtaj, 23 vjeç.
 
Këto janë pamjet e arresitimit, ku veç të arrestuarve janë dhe provat materiale të sekuestruara nga uniformat blu të Komisariatit numër 2.
 
Janë pikërisht këto sende të sekuestruara gjatë operacioneve, ku automatikë, kapuçë, doreza, e sende të tjera të përdorura gjatë grabitjeve po analizohen në laboratorët e kriminalistikës për të parë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera.
 
Sipas policisë operacionet janë kryer në kryeqytet në rrugën “Medar Shtylla” dhe në zonën e Porcelanit, ndërsa të dyshuarit janë kapur në flagrancë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Pas shërimit nga Covid, Biden kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë

Pas shërimit nga Covid, Biden kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë