TIRANE- Një adoleshent ka mbetur i plagosur me thikë pas një zenke me bashkëmoshatarin e tij në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “5 Maji” në Tiranë, në afërsi të tregut të Medresesë.
Pasi janë përleshur me njëri-tjetrin, i riu Mario R, ka goditur me thikë 16-vjeçarin Sajmir F.
16-vjeçari i plagosur është dërguar menjëherë në spital me plagë të rënda, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes, Mario R, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit numër 4 në kryeqytet dhe po merret në pyetje për të zbardhur motivet e sherrit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com