TIRANE - Dy automjete janë përplasur me njera - tjetrën mbrëmjen e sotme në dalje të Kamzës, në kthesën e Valiasit. Nga aksidenti janë plagosur 2 persona, të cilët u dërguan në Spitalin Ushtarak.

Makinat e përfshira në aksident ishin "Lincoln" dhe "Benz". Policia mbërriti në vendngjarje për të hetur shkaqet.Ky është aksidenti i tretë që ka ndodhur sot në vend, fatmirësisht pa viktima.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)