TIRANE- Bashkia e Tiranës përuroi sot rrugën “Bajram Çela” në njësinë bashkiake nr.3, një investim i Bashkisë që kap vlerën prej 60 milion lekësh do të jetë në shërbim të një komuniteti prej më shumë se 100 familjeve.
Nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo ishte sot për të inauguruar përfundimin e punimeve.
Sipas bashkisë kjo rrugë ishte lënë në harresë nga ish kryebashkiaku i mëparshmë, sot kryeministër Edi Rama dhe është prova më e mirë që Bashkia e Tiranës i shërben qytetarëve të saj.
“Sot përurojmë rrugën “Bajram Çela”, një rrugë rreth 150 metra e gjatë. Një investim i Bashkisë Tiranë, siç e shikoni është sjellë në parametra mëse të lavdërueshëm të saj. Me një projekt të plotë që ka përfshirë investimin për ujërat e bardha, investimi për ujësjellësin, investim të plotë për ujërat e zeza, sinjalistika dhe ndriçimi, ka qenë një rrugë e cila është kërkuar me ngulmë nga komuniteti i kësaj minibashkie, dikur në gjendje të mjerueshme, sot, kjo rrugë i shërben më shumë se 100 familjeve, dhe është, edhe njëherë treguesi dhe prova e përkushtimit të Bashkisë Tiranë ndaj komunitetit të qytetit tonë.” u shpreh Bozdo.
Rruga ka të gjithë infrastrukturën e domosdoshme atë mbi dhe nëntokësorë, me ndriçim, ujësjellës dhe kanalizime të ujërave të bardha dhe të zeza.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com