Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme, pas një konflikti. Ngjarja ka ndodhur në Paskuqan, në banesën e të plagosurit Zijadin Gj., 26 vjeç. Shkak për plagosjen ka qenë një konflikt mes 26-vjeçarit dhe autorit të plagosjes Nuredin Lika, 46 vjeç.
 
Uniformat blu të mbërritura në vendngjarje kanë arrestuar autorin e plagosjes, si dhe kanë sekuestruar armën tip pistoletë me të cilën u plagos 26-vjeçari. Ndërkaq, është sekuestruar edhe një kallashnikov, një çifte dhe fishekë.
 
I plagosuri Zijadin Gj. është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)