TIRANË - Operacioni “Çabej” i policisë së kryeqytetiti ka vënë në pranga 4 shtetas, të dyshuar për vjedhjen 21 bizneseve dhe automjeteve në Tiranë.
 
Personat e arrestuar janë:Arnold Tosku, 18 vjeç, Arsen Rama, 18 vjeç, F. Haxhiu, 17 vjeç, dhe Gazmir Halili, 23 vjeç.
 
Të katër këta shtetas nga hetimet e policisë së Tiranës dhe komisariatit numër 6 janë autorë të 21 vjedhjeve, ku kryesisht operonin me vjedhjen e dyqaneve dhe automjeteve.
 
Sipas të dhënave të policisë së kryeqytetit, katër hajdutët përdornin si mekanizëm të vjedhjeve të makinave, duke thyer xhamin e pasëm trekëndësh të mjetit, vjedhje me ndezje të mjetit, ndërsa për vjedhjen e bizneseve përdornin pinca, leva dhe gërshërë hekuri.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)