TIRANË - Shqetësimit të Policisë së Tiranës për vjedhjet e banesave tashmë u shtohen edhe autorët rumunë.
Komisariati numër 2 i Policisë së Tiranës arrestoi në flagrancë shtetasin rumun Filon Ruo Zorila, 34 vjeç, duke vjedhur një banesë në rrugën Artan Lenja, në pronësi të Edmond Allës.
34-vjeçari Zolila është shoqëruar në ambjenet e izolimit të komisariatit dhe ndaj tij Prokuroria ka nisur procedimin penal për akuzën e vjedhjes.
Policia nuk ka bërë të ditur nëse është në dijeni të precedentëve të tjerë të Zorilës apo për aktivitetet e tjera që mund të ketë në Shqipëri.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com