TIRANE- Brenda 24 orëve të fundit, shërbimet e policisë së kryeqytetit, qarkullimi rrugor së bashku me Patrullën e Përgjithshme, kanë vendosur 1303 masa administrative për moszbatim të sinjalistikës, ecje tej normave të lejuara dhe parkim të gabuar.
Këtë fakt e ka njoftuar policia e Tiranës. Dhe nëse në muajin dhjetor, vetëm në Tiranë u vendosën rreth 21 mijë gjoba, muaji i parë i vitit 2014 me sa duket do vendosë një rekord tjetër.
Policia e Tiranës bën me disa se krahas disa projekteve, ka planifikuar masa konkrete për përmirësimin e parametrave të qarkullimit rrugor në Tiranë në bashkëpunim me misionin “Pameca”.
“Aktualisht sipas planifikimit u vendosën shumë nxënës të shkollave të mesme të Tiranës, që kanë marrë sensibilizimin teorik, për të asistuar praktikisht pranë punonjësit të policisë rrugorë të veshur me (jelek të qarkullimit), me qëllim sensibilizimin e ndërgjegjësimin qytetar për respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor.
Krahas sa më lartë, Njësia Rajonale e Qarkullimit Rrugor Tiranë, është maksimalisht e angazhuar, për t`ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për një lëvizje sa më normale në segmente të ndryshme rrugore.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, Policia e Tiranës ka kërkuar bashkëpunimin e këmbësorëve, si edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com