TIRANË - Arrestohet Sokol Çullhaj, personi i cili dyshohet se, ka prerë pemët në liqenin artificial, të mbjella nga Bashkia e Tiranës.
Është Policia e Tiranës ajo e cila ka bërë të ditur se, në datë 13 Nëntor 2013, pranë Komisariatit të Policisë numër 1 Tiranë, është paraqitur për të depozituar një kallëzim penal përfaqësuesi i Bashkisë Tiranë, Edmond Isufi, me detyrën e Inspektorit të Objekteve të Policisë Bashkiake.
Sipas policisë, ky person pas kallëzimit të bërë, ka dorëzuar edhe një material filmik, ku më datë 7 Gusht 2013, në parkun pranë kodrave të Liqenit Artificial janë prerë disa bimë dekorative si (akacje, frashër dhe vidh), bimë të mbjella nga Bashkia e Tiranës.
Pas marrjes së denoncimit, efektivët e komisariatit numër 1, kanë organizuar punën duke kryer veprimet hetimore e proçeduriale. Si rrjedhim është identifikuar menjëherë autori i prerjes së paligjshme të këtyre pemëve dhe në datën 18 nëntor 2013 vepra penale është referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Pas hetimit, rezulton se autori i kësaj ngjarje është shtetasi Sokol Xhelal Çullhaj, 27 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim dhe sot në mëngjes ai është arrestuar nga policia.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com