TIRANE - Në shenjë proteste kundër vendimit të UEFA-s, një grup të rinjsh mes thirrjeve dhe banderolave kundër UEFA-s dhe Presidentit Mishel Platini kanë marshur në sheshin pranë Piramidës.

E organizuar përmes rrjeteve sociale, tubimi i qytetarëve, mes thirrjeve kundër UEFA-s kishte modifikuar banderolat zyrtare të saj kundër racizmit, në shenjë revoltimi, për shkak se Komisioni disiplinës nuk mori parasysh në vendimin e saj koret antishqiptare në ndeshjen e 14 tetorit. Për shumë nga shqiptarët, UEFA i tha "Po" racizmit.


protest per uefa

Ditën e djeshme Komisioni i Disiplinës vendosi që t'i japë ndeshjen në tavolinë Serbisë me rezultatin 3-0

protest per uefa

protest per uefa

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)