TIRANE- Një i ri ka mbetur i plagosur pas një sherri me grushte dhe thika mes adoleshentësh në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pranë gjimnazit "Ismail Qemali", në hyrjen e një pallati.

Si pasojë e grindjes dhe përdorimit të thikave nga të rinjtë ka mbetur i plagosur Rei Sh., i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë së kryeqytetit, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në grindjen e të rinjve, dhe plagosjen e njërit prej tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)