Tiranë, sheshi te Onkologjiku
kthehet në stacion furgonash

Tiranë, sheshi te Onkologjiku<br />kthehet në stacion furgonash
TIRANE - Sheshi përpara Shërbimit të Onkologjisë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duket se është kthyer në një stacion të mirëfilltë për pasagjerët e rretheve.

Taksitë 8+1 janë automjetet më të shpeshta që të zë syri para këtij spitali, ndërsa kjo është kthyer në një makth për familjarët e pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të depërtojnë për të parkuar makinat e tyre.

Në fakt, prania e furgonëve të pasagjerëve në një qendër spitalore ka shqetësuar edhe mjekët e QSUT-së, të cilët e shohin si absurde këtë situatë.

Por me sa duket edhe për shumë kohë ky shesh do të vazhdojë të kryejë funksionin e një stacioni, për shkak të numrit të madh të të sëmurëve dhe të të afërmëve që i shoqërojnë çdo ditë në ambientet e QSUT-së.

Pjesa më e madhe e furgonëve janë të linjave të jugut të Shqipërisë, por nuk mungojnë as ata të veriut. dërkohë që nisja e punimeve për ndërtimin e një parkingu në QSUT ka sjellë reagimin e jekëve, pasi u prenë pemët.

Pas kësaj reagoi edhe drejtoria e QSUT-së, e cila bëri me dije pezullimin e punimeve të firmës, e cila po kryente investime në pjesën e parkimit dhe menaxhimit të trafikut.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)