TIRANË - Arrestohet oficeri i FNSH-së, pasi ka kërcënuar se do të vrasë bashkëshorten. Ngjarja mësohet se ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa denoncimi ndaj Skënder Sallahut është bërë nga gruaja e tij.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se, efektivët e “hetimit në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm Tiranë, ditën e sotme, është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë, me detyrë trupë shërbimi në Komisariatin FNSH 712, Inspektor Skënder Man Sallahu, vjeç 45, banues në Tiranë”.
Sipas policisë, arrestimi i tij është kryer, pasi akuzohet për konsumim të veprës penale “dhuna në familje”. Inspektor Skënder Sallahu dyshohet se mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:20 ka kanosur atë për vrasje me armë zjarri pistoletë në sy të fëmijëve të saj.
Sipas kallëzimit të bashkëshortes M. Sallahu ky veprim i tij është i përsëritur, pasi dhe në datë 3 prill 2014 bashkëshortja M.Sallahu e ka kallëzuar atë për kanosje serioze. Materialet e kësaj ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Komisariati i Policisë Nr 3 Tiranë duke plotësuar njëkohësisht të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së kësaj shtetaseje.
Materialet e arrestimit ne flagrancë i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në zbatim të procedurave ligjore.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com