TIRANË - Drejtimi i makinave pa dokumente, apo në gjendje të dehur, ka çuar në pranga 10 persona në Tiranë. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga disa persona, në Tiranë dhe në Kavajë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

“Në kuadër të marrjes së masave për disiplinimin e trafikut rrugor si dhe penalizimin e shkelësve të Kodit Rrugor, njësia rajonale e qarkullimit rrugor Tiranë dhe Kavajë, kanë organizuar një aksion të gjerë me kontrolle në akset rrugore, si rrjedhim i të cilit është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i 10 shtetasve”, ka bërë të ditur Policia e Tiranës.

Sipas policisë në pranga janë vënë: Denis Kushi, 18 vjeç, Klejdi Koxheri, 18 vjeç, Refik Bici, 40 vjeç, Panajot Hasa, 40 vjeç, Ilvi Meta, 22 vjeç, Xhuljano Xhuli, 24 vjeç, Nuridin Sejranaj, 28 vjeç, Bedri Çopa, 29 vjeç, Mario Bajrami 23 vjeç dhe Gezim Deda, 34 vjeç.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)