Një lojë e nisur mes një grupi fëmijësh në periferi të Tiranës ka përfunduar me plagosjen e dy prej tyre.

17 vjeçari A.T. dhe 12 vjeçari A.K. u plagosën dje si pasojë e një shpërthimi, shkaqet e të cilit janë ende të paqarta. Ata morën mjekimin në Spitalin Ushtarak në kryeqytet dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije rreth orës 18:30 të ditës së djeshme, disa fëmijë kanë ndezur një zjarr duke përdorur mbeturina, pranë Institutit Buqësor.
Si pasojë e ndezjes së mbeturinave, është krijuar një shpërthim që ka sjellë plagosjen e dy fëmijëve, banues në Tiranë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtojnë të njëjtat burime.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes nga grupi hetimor, rezulton se dy të plagosurit kanë ndezur disa mbeturina të hedhura në bregun e lumit, ku për pasojë ka ndodhur një shpërthim për shkaqe ende të paqarta. Ndërkaq, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)