TIRANË - Një shpërthim me një person të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vaqarr,  Tiranë, tek ish-pularia. Me të marrë informacionin, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë numër 6 dhe oficerë për hetimin e krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Menjëherë është formuar grupi i posaçëm hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore dhe proçeduriale, duke shoqëruar dhe pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje.  

Policia ka bërë të ditur se, nga shpërthimi është dëmtuar një person, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën sipas mjekëve dhe nën mbikëqyrjen e policisë.

Në vendin e ngjarjes po kryen veprimet proçeduriale, si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e një automjeti, duke mbledhur dhe administruar provat.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)