TIRANE - Parandalohet grabitja e një pike këmbimi valutor në kryeqytet, ndërsa pronari irritohet me policinë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes pasi sipas tij, e kanë grabitur tre herë rresht ndërsa policia bën sehir, siç shprehet ai dhe nuk gjen autorët. Autori i armatosur është larguar nga vendngjarja.
Policia e kryeqytetit ka mundur të shmangë një grabitje me armë në një pikë këmbimi valutor pranë Unazës së Re.
Ngjarja është shënuar rreth mesditës së sotme, ndërsa ende nuk është arrestuar autori i cili dyshohet se është një person i rri rreth 25 vjeç.
Pronari i këmbimit valutor që është tentuar të grabitet, Bektash Laçi nuk ka pranuar të flas për mediat, ndërsa për disa moment është irrituar dhe me punonjësit e policisë pasi sipas tij e kanë grabitur tre herë dhe policia asnjëherë si gjen autorët.
Tentativat e grabitjes janë ngjarje të cilat prej kohësh janë shtrirë në të gjitha zonat e kryeqyteti ndërsa jo në pak raste kanë përfunduar dhe me pasoja tragjike.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com