TIRANE- Një krim brenda familjes është mundur të parandalohet mbremjen e së premtes në kryeqytet. Shpëtim Uku ka tentuar të vrasë me thikë bashkëshorten e tij, e cila prej një viti kishte marrë Urdhrin e Mbrojtjes.
 
Sapo është sulmuar nga bashkëshorti i saj, Elvira Uku ka telefonuar forcat e policisë të komisariatit numër 1 në kryeqytet, të cilët kanë realizuar edhe arrestimin e shtetasit Shpëtim Uku.
 
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Poligrafiku në Tiranë.
 
Ndërsa, autori i ngjarjes është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 1, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)