TIRANË-Gjatë orëve të natës të kësaj të mërkure persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e një automjeti dhe kanë hedhur brenda një granatë.
 
Pas veprimeve të ekspertëve xhenierë, sendi i gjetur në brendësi të automjetit ka rezultuar një granatë mësimore.
 
Ngjarja ndodhi në rrugën "Besnik Ceka”, ndërsa automjeti tip "Volkswagen" është në pronësi të shtetasit E. H.
 
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe gjetjen e autorëve të kësaj vepre.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com