TIRANE - Një aksident është shënuar mesditën e sotme në rrethrrotullimin e doganës në hyrje të kryeqytetit, ku fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz.



(ad.ti/a.r/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një fuoristradë tip Jeep dhe një trajler i cili gjatë një manovre po kthehej për t’u futur në parkingun e doganës.
Incidenti ka bllokuar dhe hyrjen e kryeqytetit për disa minuta duke shënuar rradhë të gjata trafiku.
Eshtë dashur ndërhyrja e policisë rrugore dhe shërbimit karroatrec për të lëvizur fuoristradën e dëmtuar dhe hapur rrugën për automjetet.
Pamje nga aksidenti



(ad.ti/a.r/shqiptarja.com)










