TIRANË - Merret peng për disa orë një vajzë, arrestohet tre të rinj të dyshuar.

Policia e Tiranës ka njoftuar mbrëmjen e sotme se, efektivët e komisariatit numër 2, kanë vënë në pranga Eduart Karaj, Erta Bode, Renato Masmalaj, pasi akuzohen për pengmarrjen e një vajze.

Sipas policisë, gjatë ditës së djeshme, Albana Lazri është mbajtur peng për disa orë nga tre të arrestuarit për shkaqe të dobëta.

Pasi e kanë liruar, Lazri ka bërë denoncimin në komisariatin numër 2. Efektivët e këtij komisariati janë vënë në ndjekje të të dyshuarve, të cilët janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme.

Ende nuk janë sqaruar shkaqet e ngjarjes dhe për këtë arsye, policia është duke vijuar hetimet.  
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)