Tiranë, tritol makinës së policit
gjykata lë në qeli të arrestuarit

Tiranë, tritol makinës së policit<br />gjykata lë në qeli të arrestuarit
TIRANË - Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në qeli dy të arrestuarit Renator Kazanin 18 vjeç dhe ish-efektivin e policisë, Shaban Lami. Vendimi është dhënë gjatë ditës së sotme në gjykatë, pasi prokuroria i akuzon se kanë vënë lëndë shpërthyese, tritol në mjetin e oficerit të policisë së Komisariatit numër 6, Shkurt Toplani.
 
Shpërthimi i makinës së Toplanit ndodhi mbrëmjen e datës 24 tetor 2013, kur ai sapo ishte larguar nga mjeti i tij, që e kishte parkuar përpara Komisariatit numër 6, ku ai punonte.
 
ARRESTIMET E TË DYSHUARVE
Policia e Tiranës në datën 25 tetor 2013 njoftoi se, janë dy persona, njëri prej të cilëve punonjës policie të arrestuar në orët e para të ditës së sotme nga seksioni Kundër Akteve Terroriste dhe Komisariati i Policisë Nr.6 në Tiranë.
 
Renato Kazani, 18 vjeç dhe Shaban Lami, 52 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e policisë Nr.5 Tiranë, janë ndaluar pas dyshohet se janë autorët e e vënies së një sasie eksplozivi në automjetin e një tjetër punonjësi policie. Vënia në pranga e tyre është bërë rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm.
 
Arrestimi i tyre është bërë pasi mbrëmë rreth orës 22:00, në afërsi të rrugës “Petraq Leka” në Kombinat, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin duke vendosur një sasi lëndë eksplozive në automjetin tip “Ford Fiesta” me targa TR 0086 D punonjësin e policisë, Shkurt Toplani.
 
Nga hetimi ka rezultuar se nga shpërthimi është dëmtuar automjeti i mësipërm, ndërsa punonjësi i policisë ka arritur t’i shpëtojë shpërthimit dhe nuk ka pësuar dëmtime. Dosja me materialet e hetimi i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale e “vrasjes me dashje e punonjësit të policisë së shtetit gjatë detyrës dhe për shkak të saj e kryer në bashkëpunim”.  
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Rama tregon çfarë i shkroi Morinjos gjatë ndeshjes me Kroacinë: Më tha ‘mos fol’

Rama tregon çfarë i shkroi Morinjos gjatë ndeshjes me Kroacinë: Më tha ‘mos fol’