TIRANE - Personalitete të politikës, trupit diplomatik të akredituar në Tiranë dhe të medias, morën pjesë në një koncert që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në Teatrin e Operas dhe Baletit në kryeqytet, organizuar nga Ministria e Kulturës së Azerbajxhanit dhe ajo e Shqipërisë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit tonë.
Koncerti titullohej “Dhuratë nga Azerbajxhani” dhe, siç tha ambasadori Azer për Shqipërinë, Rahman Mustafayev, “është jo vetëm një suvenir por një shprehje e thellë e ndjenjave tona për Shqipërinë dhe shqiptarët”.
Përveç muzikës folkloristike, e veçanta e koncertit ishte miksimi i jazz-it perëndimor me mugamin, një muzikë tradicionale e Azerbajxhanit që është shpallur pasuri e UNESCO-s.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com