TIRANË - Vdes sot paradite në spital 19-vjeçari pas plagëve të marra me mjete prerëse nga një 41-vjeçar dje në qendër të Kamzës.

Lajmin e bën të ditur policia e Tiranës, në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme mbi ngjarjen e ndodhur në qendër të Kamzës, ku Maliq Mema 41 vjeç, pas një konflikti për të çastit ka goditur me një mjet prerës Imer K., 19 vjeç.

Ky i fundit nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra edhe pse është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku u theksua se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas ngjarjes së djeshme Maliq Mema është shpallur në kërkim policor dhe policia vazhdon punën për kapjen e autorit të ngjarjes, ndërsa materialet hetimore do t’i referohet Prokurorisë për veprën penale të ”plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)