Policia e Tiranës ka arrestuar sot një gjimnaziste pasi ajo u kishte vjedhur gjatë orës së fizkulturës shokëve dhe shoqeve sendet personale dhe paratë.

Vjedhja ka ndodhur në gjimnazin “Sami Frashëri”, ku 18 vjeçarja Xh.P në bashkëpunim me të fejuarin e saj E.S si dhe me dy shokë të tij O.P dhe A.GJ.

Arrestimi i gjimnazistes është bërë pas pesë denoncimeve të bëra nga shokët dhe shoqet që ajo kishte vjedhur.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)