Pas sinjalizimit për defektin e ndodhur në rrjetin e furnizimit në rrugën "Bylis", menjëherë specialistët e UKT ndërhynë për stabilizimin e situatës duke bërë të mundur riparimin e defektit.
Përmes kësaj ndërhyrje zgjidhet problem i mjaft familjeve të cilat jetojnë në këtë zonë në banesa private, të ardhura kryesisht pas viteve ’90, dhe në të njëjtën kohë përfitues janë dhe qindra biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar pranë autostradës.
Duke e konsideruar komunikimin me konsumatorët thelbësor në procesin e mirëmbajtjes së rrjetit, Bashkia e Tiranës ka ftuar qytetarët që për çdo parregullsi të sinjalizojnë për të ndërhyrë në kohë reale për zgjidhjen e problemit.
dy.b/shqiptarja.com









