Tiranë, zjarr në Kombinat dhe
në spitalin nr.5, s’ka të lëndua

Tiranë, zjarr në Kombinat dhe<br />në spitalin nr.5, s’ka të lëndua
TIRANE- Dy zjarrre të rëna në orët e para të mëngjesit në kryeqytet kanë shkaktuar dëme materiale dhe fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
 
Zjarri i parë u shënuar në një servis automjetesh në zonën e njohur si “ish-Kombinati Misto Mame” në kryeqytet, ku në flakë u përfshinë 4 mjete të përdorura.
 
Një tjetër zjarr u shënuar në katin e dytë të spitalit Numër 5, të njohur si spitali Psikiatrik në Tiranë ku një shkëndijë elektrike ka shkaktuar një flakë, e cila ka dëmtuar dy kartela mjekësore të pacientëve.
 
Fatmirësisht shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë në kohë, ndërkaq është kërkuar si nga shërbimi zjarrfikës dhe nga uniformat blu që qytetarët të jenë më vigjilentë e të kujdeshsëm për të shmangur dhe parandaluar zjarret.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet